Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e presidencës për anulimin e vendimit për pezullimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë.
Trupa gjykuese e Kushtetueses tha se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes dhe për të do të vendoset në fund si për çdo element tjetër të padisë.
“Çështja e juridiksionit të Gjykatës për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranoi në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha Holta Zaçaj.
Presidenca kërkoi që të mos jetë ajo pjesë e gjykimit, pra që të mos gjykohet nga Kushtetuesja dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë, me argumentin se nuk është kompetencë e saj.
I njëjti argument u mbështet edhe nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa, mbrojtja e Erion Veliajt tha se është kompetence e Gjykatës Kushtetuese.