“Strehuat vrasësit e fëmijëve”, sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit dhe deputetëve! (KËRCËNIMI)

10 Mars 2026, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Administrata e Kuvendit ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT.

Administrata dhe deputetët që prej mëngjesit të sotëm nuk ka pasur akses në kompjuterat dhe adresat e emailit.

“Homeland Justice” i ka publikuar emailet në Telegram.

“Strehuat vrasësit e fëmijëve”, sulm kibernetik ndaj

Postimi në Telegram:

Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice.

Ne jemi shumë më pranë jush sesa mendoni.

A i strehuat vërtet ata vrasës dhe vrasës fëmijësh?

Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë.



Video