Kush është i riu me precedent penal që i vendosën tritol në mes të Tiranës, kamerat fiksojnë autorin me biçikletë…

10 Mars 2026, 09:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olsion Klosi

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ishte në pronësi të shtetasit Olsion Klosi, 36 vjeç, i cili jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës. Dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë mund të jetë një nga motivet e mundshme të vendosjes së lëndës plasëse.

Burime bëjnë me dije se Klosi rezulton me precedent penal për konflikte të mëparshme. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori i dyshuar është fiksuar nga kamerat e sigurisë në momentin kur vendos lëndën plasëse në automjet. Sipas pamjeve, ai ka mbërritur në vendngjarje me biçikletë dhe është larguar po me biçikletë menjëherë pasi ka vendosur tritolin.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


Video