Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të plagosjes së një efektivi të policisë mbrëmjen e sotme sot në Tiranë që të vetëdorëzohet.
Pasi vizitoi efektivin e plagosur Edlir Alleshi, i cili është i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Traumës për heqjen e dy plumbave në bark, Balla i bëri një apel të fortë autorit që të dorëzohet “ose do të marrë një përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit”.
Sakaq, mësohet se autori i plagosjes së efektivit të repartit “Shqiponja” është shtetasi Kleret Bozhani, rreth 37-42-vjeç, i dobët, 1.80 cm i gjatë, i veshur me tuta dhe bluzë ngjyrë gri, si dhe mbante një kapele të zezë.
Pasi ka plagosur policin, ai është larguar nga vendngjarja me makinë.
Bozhani e qëlloi efektivin e policisë teksa i kishte kërkuar të ndalonte, mbrëmjen e sotme në zonën e “Porcelanit” në Tiranë. Alleshi mori dy plumba në bark, por mësohet se gjendja e tij është stabilizuar tashmë.