Kushte të qëndrueshme, si do jetë moti për këtë të mërkurë

10 Qershor 2026, 07:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 32 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.


Video