Kundërshtoi sekuestron e llogarive, shtyhet seanca për Ajola Xoxën

12 Mars 2025, 09:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ajola Xoxa

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës është paraqitur sot në dyert e SPAK.

Parashikohej që sot të mbahej seanca për heqjen e sekuestros së llogarive bankare.

Megjithatë mësohet se, për shkak të avokatit të ri Dritan Jahaj qe ka kontraktuar Xoxa, i cili kerkoi kohe te njihet me aktet, seanca është shtyrë për neser ne oren 9:00.

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka ankimuar dy ditë më parë në GJKKO sekuestrimin e llogarive bankare nga ana e SPAK në kuadër të hetimeve ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.

Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie.

Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit.


Video