Policia ka arrestuar një 33-vjeçar nga Laçi pasi akuzohet se ka vjedhur në Milano të Italisë në kuadër të një organizate kriminale.
Klaus Nikolli ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 33”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Akuzohet se ka vjedhur në Milano, në kuadër të një organizate kriminale, arrestohet në Laç, 33-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit solid dhe intensiv, me homologët e Policisë italiane, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 33”, lokalizuan në Laç dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasin K. N., 33 vjeç, i lindur në Laç.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi", njofton Policia e Shtetit.