Kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

20 Prill 2025, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk priten reshje. 

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi; kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do te gjenerohet dallgëzim i ulët.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 19 °C,

në vendet e ulëta: 9 / 22 °C,

në vendet malore: 6 / 19 °C.

Video