Tentuan të iknin pa paguar, roja i parkingut u varet në kofanon e makinës turistëve turq, ata e hedhin në tokë

19 Prill 2025, 16:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga ngjarja

Një çift turistësh turq, në tentativë për t’u larguar pa paguar, janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë së Krujës.

Roja i parkingut, në tentativë për t’i bllokuar, është varur në kofanon e autoveturës së turistëve.

Por kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetëra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë.

Policia është angazhuar menjëherë dhe ka arrestuar në qytetin e Fushë-Krujës turistët turq, ndërsa i plagosuri Bujar Dedja është dërguar me urgjencë tek Trauma dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime.

 

Video