TRAGJIKE/ Shembet masivi i gurëve në një galeri në Bulqizë, humb jetën një 48-vjeçar

19 Prill 2025, 14:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh.

Si pasojë e shembjes, ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, brenda ambienteve të një subjekti minerar që operon në zonë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video