
SHËNIM/ 'Dritëhijet' e kandidatëve të rinj më të VOTUAR në Shqip...
15 Maj, 11:16Fokus
Lidhur me urdhër-arrestin të lëshuar ditën e sotme nga SPAK për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë, burime bëjnë me dije se Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë shkuar të ekzekutojnë urdhërin e arrestit për Roven Zekën.
Ky i fundit e ka pranuar vendimin dhe është dorëzuar vetë.
Urdhër arresti është lëshuar gjithashtu edhe për Sokol Novakun, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore.
Tre zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës, dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni, se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.