
Një person i shpallur në kërkim për kultivim të plantacioni me kanabis brenda një magazine në zonën e Malësisë së Madhe në Shkodër është arrestuar ditën e sotme.
Policia vendore bëri me dije se pas finalizimit të aksionit të koduar “Faza e parë”, u prangos i dyshuari B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezmë.
“Gjykata e Shkodrës kishte caktuar më 7 prill 2026 masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, shkruan policia.
Njoftimi i policisë:
Nga hetimet rezulton se 52-vjeçari dyshohet të ketë kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në sera të vogla, brenda një magazine në pronësi të tij.
Këto bimë u zbuluan dhe u asgjësuan nga policia më 30 mars 2026.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Shkodrës për vijimin e veprimeve ligjore.