EMRI/ Një person me kapuç e qëlloi sapo u fut në lokal, zbardhen detajet e atentatit në Tiranë

16 December 2022, 16:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
EMRI/ Një person me kapuç e qëlloi sapo u fut në lokal,
Selitë

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Edmond Papa, 49 vjeç. Ai është qëlluar me armë zjarri nga një person me kapuç, sapo është futur në një lokal në zonë e selitës.

Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa Papa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e aturoti. Janë marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes, ku një prej tyre ka thënë se autori ka qenë një person i vetëm, me kapuç.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 


Video