Vrasja në Tiranë, kjo është makina luksoze "G Class" e Edmond Papas

16 December 2022, 18:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Tiranë, kjo është makina luksoze "G
"Mercedes-Benz G-Class" i Edmond Papas

Makina luksoze, e tipit "Mercedes-Benz G-Class" që shihni në foton e mëposhtme është e 49-vjeçarit Edmond Papa, i cili mbeti i vrarë në atentatin e regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. 

Makina shihet e parkuar në anë të lokalit në zonën e selitës ku u ekzekutua 49-vjeçari. Edmond Papa u qëllua me 9 plumba në rrugën "Fadil Bodinaku", në momentin kur po futej në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh..

Sipas dëshmitarëve, autori, ende i paidentifikuarka qenë një person me kapuç, i cili është larguar me shpejtësi. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Edmond Papa ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë, mes tyre dhe një hoteli të njohur "Blue Sky" në qytetin bregdetar. Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi.

Një tjetër pistë është dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës, ku po hetohet aktiviteti kriminal i tij jashtë vendit (Greqi).

Vrasja në Tiranë, kjo është makina luksoze "G




Video