"Keni 5 minuta kohë të dilni"/ Alarmi për bombë te “Plaza”, policia: Ishte 'FALS'!

30 May 2025, 22:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Keni 5 minuta kohë të dilni"/ Alarmi për bombë te

Një alarm për bombë ka tronditur sot qendrën e Tiranës.

“Keni bombë në parking, keni 5 minuta kohë të dilni“, ishin fjalët e një telefonuesi i cili ngriti në këmbë policinë e Tiranës.

Policia sqaron se alarmi për bombë te hotel “Plaza” ka qenë i rremë pasi forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.

“Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.”– njofton policia.


Video