VIDEO+FOTO/ Alarmi për bombë te hotel "PLAZA" në Tiranë, policia: Janë evakuar stafi dhe klientët!

30 May 2025, 21:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO+FOTO/ Alarmi për bombë te hotel "PLAZA" në

Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me alarmin për bombë në parkingun e hotel "Plazës" në qendër të Tiranës.  

Sipas informacioneve zyrtare në ka qenë një punonjëse e stafit të hotelit që ka lajmëruar policinë më pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Bëhet me dije përsonat në hotel janë evakuuar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. 

Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në vijim pritet të zbardhen detaje të reja. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.



Video