Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Fllakës mbrëmjen e sotme në Durrës.
I plagosuri është identifikuar si Arbër Gorea dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Durrësit, nën mbikqyrjen e mjekëve. Ai ka shkuar vetë për të kërkuar mjekim në spital.
Mbetet e paqartë nëse ai është vetëplagosur, apo e kanë qëlluar persona të tjerë. Policia ndodhet në ambientet e spitalit ku po merr dëshminë e tij.