Këlliçi zbulon dokumentin: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje për 3 vjet

31 October 2025, 18:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këlliçi zbulon dokumentin: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa
Belinda Balluku ne SPAK

Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit pasditen e të premtes në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e së pandehurës, ku iu komunikua akuza “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas njoftimit të SPAK, Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarisë – një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve 18.9 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro.

Ndërkohë, deputeti demokrat, Belind Këlliçi pretendon se ka zbuluar një skandal të ri lidhur me tunelin e Llogarasë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së duke publikuar një dokumente akuzon se vepra madhore është ndërtuar për më shumë se tre vjet pa një leje ndërtimi të vlefshme.

I ftuar në studion e “Task Force’ në Syri Tv, Belind Këlliçi zbulon dokumentin që vërteton se leja e ndërtimit për tunelin e Llogarasë është zbardhur më 28/05/2025. Pra, sipas tij, për 3 vite e 1 muaj tuneli i Llogarasë ka qenë ndërtim pa leje.

Këlliçi zbulon dokumentin: Tuneli i Llogarasë u ndërtua paKëlliçi zbulon dokumentin: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa

Këlliçi thekson se kjo situatë “përbën një shkelje flagrante të ligjit dhe krijon bazë për një akuzë të re penale për shpërdorim detyre”.

"Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit Adelajda Rroka ka zbardhur lejen e ndërtimit në datën 28/05/2025.

Çfarë do të thotë.

I gjithë tuneli është vepër e ndërtuar pa leje. Të gjitha paratë e disbursuara janë në shkelje flagrante të ligjit. Dhe këtu ka bazë për të ngritur një akuzë të re penale për ‘shpërdorim detyre’ dhe të gjitha lekët që janë disbursuar i ka marrë  në mënyrë të padrejtë kompania që ka vjedhur 50 milionë euro.

Pra për 3 vite e një muaj tuneli i Llogarasë ka qenë ndërtim pa leje.

Pasi është bërë inaugurimi, kemi parë festa, darje, emisione brenda tunelit, këngë e valle drejtuar Edi Ramës. Pra pasi kanë ndodhur të gjitha këto është zbardhur leja e ndërtimit. Ky është një skandal i paprecedentë. Ky është dokument autentik. I bëj thirrje prokurorit Dritan Prençit të kërkojë dokumentin dhe ia vëmë në dispozicion për ti ardhur në ndihmë për motrën e Erion Veliajt, Belinda Balluku”, tha Këlliçi.



Video