Kë të besojmë, Ramën apo Fevziun - Gjiri Gramës plot me turistë apo bosh?!

2 Gusht 2024, 10:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjiri Gramës plot me turistë apo bosh

Një debat i gjerë ka nisur së fundmi lidhur me frekuentimin e plazheve në vendin tonë.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shpesh video nga pushues, të cilët dëshmojnë plazhet pothuajse bosh; Dhe nga ana tjetër, qeveritarë dhe analistë të ndryshëm që pohojnë se realiteti është ndryshe.

Së fundmi një “luftë të video-dëshmive” ka pasur edhe mes kryeministrit dhe gazetarit Blendi Fevziu.

Ky i fundit, publikoi një video - selfie nga Gjiri i Gramës (një prej gjireve më të bukura në bregdetin e jugut) ku shiheshin çadrat e mbyllura.

Pak orë më vonë, vetë Kryeministri nxitoi të publikonte një video nga i njëjti gji, ku shihen disa plazhistë.

“Gjiri i Gramës si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit”, shkruan ai, duke shtuar edhe ironinë “mbushur me patronazhistë kuptohet, që i çuam nga deti me autobusa se me rrugë është ca si e pamundur”.

Video e publikuar nga gazetari Blendi Fevziu

Video e publikuar nga Kryeministri 


Kë duhet të besojmë? 

 

 


Video