
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së gazetarit Artan Hoxha, se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka thënë se kreu i shtetit ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.
Meta i hodhi poshtë deklaratat duke thënë se nuk merret me “tellallët e Rilindjes”, ndwrsa shtoi se ata janë të shqetësuar për 25 korrikun, ditën kur presidenti do të dorëzojë detyrën si kryetar i shtetit.
“Nuk jam këtu për t’u marrë me tellallët e Rilindjes. Këtë punë kanë nga Durim Bami te Hasan Hasani. Unë jam këtu dhe do të jem gjithmonë këtu, në Tiranë, në Shqipëri, midis jush. Por kush shqetësohet nga 25 Korriku është në hallin e vet, por 25-a do vijë, edhe 26-a”, u shpreh Meta.