Deputeti i Partisë Demokratike, nga radhët e Rithemelimit, është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Kjo është hera e dytë që Baçi thirret në SPAK, pasi dhe në muajin Nëntor të vitit të kaluar ai është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Burime bëjnë me dije se Baçi do të merret sërish në pyetje, në lidhje me aksionet që ka në kompleksin turistik “Diamond Hill”, i cili ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Ndaj deputetit demokrat, është depozituar një kallëzim në SPAK nga shtetasi Aredin Behari, një personazh ky që i shpëtoi dy herë atentatit me armë i organizuar nga Skerdi Tasi, Henrik Hoxhaj dhe i financuar kundrejt 80 mijë euro nga Albert Pashaj, që tashmë është arrestuar nga prokuroria.
Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private Geral AM, para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.
Deputeti i PD ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2012 si drejtor i PD në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier. Baçi ka deklaruar 10 pasuri të paluajtshme, por jo investimin e qindrave mijëra eurove në kompaninë Geral AM.
Dokumenta të publikuara nga prapaskena: