Java nis me mot të qëndrueshëm

1 December 2025, 07:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Java nis me mot të qëndrueshëm

Vendi ynë këtë të hënë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Video