Italianët e zhgënjyer / Në Shqipëri dërguan 16, qindra emigrantë të tjerë zbarkojnë në Siçili brenda pak orëve

15 October 2024, 15:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Italianët e zhgënjyer / Në Shqipëri dërguan 16, qindra
Foto ilustruese / Emigrantë ilegalë

Italianët duken të pakënaqur me marrëveshjen e qeverisë së tyre me Shqipërinë, teksa po kuptojnë se si është planifikuar të funksionojë.

Shumë mendonin se Italia do të sillte në Shqipëri një numër të konsiderueshëm emigrantësh ilegalë, duke i dhënë një frymëmarrje vendit të tyre të mbingarkuar.

Por në fakt marrëveshja planifikon vetëm një numër të vogël, jo më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë.

Gjatë ditës së djeshme dërgimi i 16 emigrantëve të parë drejt kampit të Gjadrit në Lezhë, ngjalli entuziazëm te një pjesë e italianëve.

Por sot, mediat italiane dhanë lajmin se ndërkohë 316 emigrantë ilegalë të tjerë kanë mbërritur në pikën e nxehtë në Contrada Caos në Porto Empedocle të Siçilisë.

Gjithashtu, raportohet se në Lampedusa ka vërshuar gjatë orëve të fundit një numër tjetër emigrantësh ilegalë.


Video