"Ishte duke ngjitur disa kova me llaç", ja PAMJET nga kantieri ku humbi JETËN 28-vjeçari!

27 Maj 2024, 11:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotomontazh nga VoxNews

Detaje të rënda nga ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri ka humbur jetën teksa punonte në një pallat në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në kryeqytet. 

28-vjeçari, Ardian Fejzullahi ka rënë nga kati i 7-të i pallatit në ndërtim teksa ka qenë duke ngjitur disa kova me llaç. Si pasojë e plagëve të marra ai ka humbur jetën. Kompania e cila po ndërtonte ishte "ANDI KONSTRUKSION" shpk, me pronar Latif Miha

"Ishte duke ngjitur disa kova me llaç", ja PAMJET nga kantieri

VoxNews sjell edhe pamjet nga pallati në ndërtim, ku vihet re se pallati nuk ka skela ndërtimi. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Alarm në SHqipëri, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj

Ky është aksidenti i katërt me vdekje në punë që brenda muajit maj, 3 punonjës kanë humbur jetën tragjikisht në ndërtim, 28-vjeçari në Tiranë dhe dy punonjës të tjerë në Lezhë.

Ndërsa një tjetër 24-vjeçar humbi jetën teksa punonte në një gurore në Brataj të Selenicës, një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë.

Më datë 9 majit 2024 në Lezhë, një punëtor 28-vjeçari gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput.

Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates.

Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim 3 përsona dhe një tjeter u proçedua penalisht në gjendje të lirë.

Dy ditë më vonë, konkretisht mesditen e 11 majit 2024 një tjeter aksident në punë i mori jetën një 50-vjeçari Preng Gjoni u godit në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga lartësia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune.

Për këtë rast Gjykata ka caktuar masën arrest shtëpie për administratorin e kompanisë Martin Kovaçi dhe punëtorin Eduard Frroku.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video