Ishte duke krasitur pemët, 63-vjeçari rrëzohet dhe humb jetën në Berat

25 Janar 2023, 12:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 63-vjeçar në Berat ka humbur jetën pasi ra nga pema teksa ishte duke krasitur. Kujtim Neziri ka qenë duke krasitur pemët, kur një nga degët është thyer si pasoj ka rënë në tokë.

Megjithëse është transportuar menjëherë në spitalin e Skraparit,  63-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot  plagëve të mara në kokë.

Në vendngjarje ka shkuar policia,e cila po mbledh prova materiale për zbardhjen e këtij aksidenti me pasoj humbjen e jetës se 63-vjeçarit nga qyteti Skraparit.

Video