
Një 54-vjeçar ra në prangat e policisë së Elbasanit, për akuzën e mashtrimit. Burime zyrtare thonë se i arrestuari ishte nën hetim prej 3 muajsh, pas një kallëzimi që bëri një grua.
Kësaj të fundit, ai dyshohet se i mori 1.2 milionë lekë me pretendimin se ishte avokat dhe do të përfaqësonte në gjykatë çështjen e bashkëshortit të saj, i cili ishte në burg.
“Si rezultat i hetimit tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Manipulimi”, u vu në pranga shtetasi M. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë”, tha policia e Elbasanit në një njoftim për mediat.