Ish-zyrtari i lartë të FBI-së i arrestuar në SHBA kishte biznes edhe në Shqipëri

24 Janar 2023, 19:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-zyrtari i FBI-se, Charles McGonigal

Ndaj Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, në shkelje të sanksioneve amerikane. Gjithashtu, ndaj tij janë ngritur akuza të tjera në kuadrin e një procesi tjetër hetimor, për shkak se mori para nga një ish-oficer i shërbimit sekret shqiptar.

Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë i identifikuar si Agron Neza dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Ndërkohë, zbulohet ish-zyrtari i FBI-së ka pasur edhe një aktivitet biznesi në Shqipëri. Ai është administrator i një studioje ligjore të quajtur ‘Laë Office and Investigation’, që nga fundi i vitit 2019 është me aktivitet të pezulluar. Charles McGonigal ka 25% të aksioneve në këtë biznes, ndërsa dy aksionerët e tjerë janë Shefqet Dizdari dhe Agron Neza. ‘Law Office and Investigation’ është një kompani e regjistruar në vitin 2008 nga Shefqet Dizdari, një avokat i njohur nga Tropoja, i cili në 2019 ai i ka shitur aksione ish-zyrtarit të lartë të FBI Mc Gonigal, Agron Nezës dhe një shtetasi tjetër të huaj, me emrin Mark Thomas Rossini.

Ish-zyrtari i lartë të FBI-së i arrestuar në SHBA kishte

Lidhur me këtë ccështje ka reaguar edhe deputeti socialist Erjon Braçe. Ky i fundit e ka kaluar topin te ish-kryeministri Sali Berisha. Braçe thotë se biznesmeni Shefqet Dizdari, një nga aksionerët ‘Laë Office and Investigation’ është i lidhur me Sali Berishën

“Shefqet Dizdari ka vetëm një kontratë është në 2010 e ka firmosur Berisha, gjë tjetër në fushën e naftës nuk ka. Për ca e akuzojnë Ramën, dua ta di, a ka akuzë për të në Amerikë? Është tjetër gjë nëse akuzohet në Amerikë. Nick Muzin është hetuar dhe gjykuar atje dhe është ndëshkuar atje”, tha Braçe në Report Tv.

Video