“Ishin të lumtur, s’kishin as fëmijë asgjë…”, flasin fqinjët e çiftit Ilia: Ende mister vdekja e tyre!

2 Maj 2024, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ishin çift i lumtur, s’kishin as fëmijë asgjë, ishin njëri për tjetrin”, kështu shprehet një fqinje e çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Bashkëshortët, të moshës 84 dhe 88 vjeçe, u gjetën të pajetë mëngjesin e kësaj të enjteje në shtëpinë e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit, me shenja të shumta dhune në trup.

“Jetonin vetëm, nuk kanë fëmijë. Nuk kujdesej njeri për ta. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna”.

Banorja shprehet se askush nuk ka dëgjuar zhurmë, ndonëse bashkëshortët u gjetën me shenja të shumta dhune, që sipas policisë dyshohet të jenë bërë me mjete të forta rrethanore.  

“Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit”, shton gruaja.

Ajo pohon se ka pasur raste vjedhjeje në fshat, megjithatë i fundit që kujton është rreth 2 vjet më parë.


Video