Gazetarët protestë para Kuvendit: E paimagjinueshme të intimidohemi nga të zgjedhurit!

2 May 2024, 10:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetarët protestë para Kuvendit: E paimagjinueshme të
Gazetarët protestë para Kuvendit

Gazetarët e terrenit kanë protestuar mëngjesin e kësaj të enjteje në hyrje të Kuvendit, për sulmet e vazhdueshme të politikës dhe jo vetëm, në drejtim të punonjësve të medias.

Me pankarta në duar, shumë prej tyre kanë sjellë në vëmendje rastet e dhunës dhe shantazhit me të cilat janë përballur çdo ditë.

Sipas gazetarëve, në harkun kohor të një viti, në drejtim të punonjësve të medias, kanë ndodhur më shumë se 30 raste sulmesh.

Dita e nesëeme shënon dhe Ditën Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, dhe për këtë fakt gazetarët kanë zgjedhur që të protestojnë përpara deputetëve, një pjesë e të cilëve u shpreh pro tyre.


Video