U bllokua në malin e Vunoit, shpëtohet pas disa orësh turisti gjerman

2 May 2024, 08:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U bllokua në malin e Vunoit, shpëtohet pas disa orësh turisti

Një turist gjerman i cili ishte bllokuar në malin e Vunoi është shpëtuar pas kërkimeve nga ekipet zjarrfikëse dhe policia.

Kërkimet vijuat gjatë natës dhe fatmirësisht turisti është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në operacionin e kërkim shpëtimit morën pjesë gjashtë zjarrfikës dhe katër punonjës policie të komisariatit të Himarës.


Video