Ish-komisari i njohur, në protestën para Kryeministrisë: Sot punoj shofer, më nxorrën në pension që të rri urtë

10 Qershor 2026, 20:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti, i është bashkuar protestës para Kryeministrisë në Tiranë, ku i ka dhënë “urdhër” të pranishmëve të mos e lëshojnë frontin dhe të vijojnë tubimet masive.

“Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: “Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive””, ishte thirrja e tij veçanërisht për të rinjtë.

Ahmeti foli gjithashtu për karrierën e tij, ku tha se qytetarët shqiptarë kanë paguar 3 milionë euro për formimin e tij si oficer, por sot ai punon shofer dhe merr pensionin e shtetit të parakohshëm.

“Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua, sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm, me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë“, tha ai.

Fjala e Krenar Ahmetit:

Unë si ish-oficer policie, e kam agjentin (të birin që e mban mbi shpinë), e zura agjentin. Ky ishte kavroshi, po mblidhte informacion për ne. Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: “Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive”.

Unë e kam ngrënë çairin tim, mendoj për të gjitha gjeneratat, çfarë na kanë bërë në këtë vend, duhet natë e ditë në Kuvend. Nëse nuk veprojmë tani, kjo gjeneratë…

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n’hi?! Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë”.

Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua, sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm, me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë. E deklaroj sot, dy pensionistë që marrin 70 mijë lekë do t’ua jap pensionin tim, t’ua ndaj përgjysmë, të ndajnë ilaçet. Kaq mundem me ba. Burra, prisni, mos ma lëshoni frontin.


Video