Ish i dashuri e hodhi nga kati i 7-të? Flet motra e 13-vjeçares që humbi jetën në Itali: E ka vrarë ai përbindësh!

3 Nëntor 2024, 10:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Disa ditë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi Italinë.

Aurora Tila, një 13-vjeçare shqiptare humbi jetën në Piacenza, pasi dyshohet se u hodh nga kati i shtatë, nga një shtëpi ku ndodhej bashkë me të dashurin e saj.

Në një intervistë për “Quarto Grado”, e motra e Aurorës, Viktoria u shpreh se motra e saj nuk ka vrarë veten dhe se dyshimet janë te ish i dashuri i saj 15-vjeçar.

Ajo ka rrëfyer se adoleshenti ishte obsesiv dhe kishte sjellje të çuditshme, madje e cilëson edhe si një njeri me probleme të rënda duke shtuar se nuk e klasifikonte dot as si njeri.

Ajo shton se nuk ka dyshime që e motra është vrarë nga i dashuri dhe kërkon dënimin e adoleshentit, edhe pse shton se asgjë dhe askush nuk ia kthen dot të motrën. 

PJESË NGA INTERVISTA ME MEDIAN ITALIANE:

Viktoria Tila: Unë sapo e mora vesh lajmin më erdhi emri i tij në mëndje nuk kisha asnjë dyshim.

Çfarë të tregonte Aurora?

Viktoria Tila: Më tregonte se ishte obsesiv, i çuditshëm, nuk ishte normal. Po, i jepte shumë vëmendje. Por ishte vëmendje keqdashëse. Nuk ishte një marrëdhënie e shëndetshme. Motra ime më tregonte pak. Ajo nuk ia doli që të lirohej, tentoi që ta linte por ai nuk e linte të qetë, derisa i mori jetën. Ajo që më bën të acarohem është se Aurora ishte 13 vjeç, ishte një vajzë shumë e mirë.

Nuk ishte xheloze, ziliqare, kërkonte që të bënte vetëm mirë. Edhe për të, edhe pse e dinte që ai ishte i gabuari për të, ishte e bindur se do e ndryshonte. Ajo ishte një princeshë e vogël, ishte bjonde me sy të çelur dhe kishte sjellje të mirë.

Ishte elegante në mënyrën e saj. Aurora ishte e shkëlqyer, do të bëhej psikologe që të ndihmonte njerëz si ai përbindësh. Ai përfitoi se ajo ishte shumë e mirë, prandaj e bëri edhe këtë gjë.

Ai thotë se ajo u vetëvra?

Viktoria Tila: Ai nuk definohet si qënie humane. Nuk ka ndërgjegjie. Ai ka vetëm mish dhe gjak, asgjë tjetër. Nuk kam shumë fjalë. Asnjë nuk ma kthen motrën time.

Çfarë menduat kur zbuluar se çfarë kishte ndodhur?

Viktoria Tila: Menjëherë e kuptova se nuk e kishte vrarë veten, se nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë. Motra ime ka qenë gjithmonë plot jetë, gjithmonë ka pasur një respekt të madh për jetën dhe nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë. Që në momentin e parë kuptova që se ishte ai (ish-i dashuri) sepse ishte i fiksuar ndaj saj, gjithnjë e më i çuditshëm dhe që përkeqësohej me kalimin e kohës, e dija se ishte ai, e përsërisja vazhdimisht.

Çfarë menduat kur e takuat?

Viktoria Tila: Ai thoshte se i vinte keq për veten, tha se kishte shumë probleme familjare dhe se nuk e bënte me qëllim, por në të vërtet e dinte shumë mirë se çfarë po bënte. Ditën e parë që e takova kuptova që kishte disa probleme, se diçka nuk shkonte. Jo për të arritur deri këtu, por diçka nuk ishte në rregull. Ai ishte një djalë që shkonte vërdallë duke u përpjekur t’i rrihte të gjithë, duke u përpjekur t’i trembte të gjithë. Ai nuk lejonte askënd që t’i afrohej Aurorës apo atij.

Kur ju thanë se çfarë kishte ndodhur?

Viktoria Tila: Të nesërmen në mëngjes, në orën 11:30. Mami më telefonoi duke qarë dhe duke bërtitur dhe duke thënë se e kishin vrarë. Dhe sapo më tha, emri i tij më erdhi në mendje menjëherë.

Video