Inaugurohet rruga "Ismail Qemali" në New York

7 June 2023, 13:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inaugurohet rruga "Ismail Qemali" në New York
Inaugurohet rruga ‘Ismail Qemali’ në New York

Një nga rrugët e Staten Island në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është inauguruar me emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, “Ismail Qemali”.

Lajmin e bukur e ka publikuar përmes një postimi në Facebook, kryetari i bordit të shkollave shqipe në New York, Qemal Zylo. Ai ka deklaruar se duhet ta mbajnë amanetin e të parëve në zemrat e tyre, pasi atdheu dhe gjuha shqipe janë ruajtur nga gjaku i derdhur i martirëve.

Sakaq, një event festiv është zhvilluar më 3 qershor nga komuniteti shqiptar në Staten Island, New York, të cilët kanë festuar këtë moment historik.



Video