I vihet tritol banesës së Skënder Likës në Laç, djali i tij në 2021 vrau një biznesmen

10 March 2023, 07:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I vihet tritol banesës së Skënder Likës në Laç,

Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Sanxhak të Laçit, ku një sasi tritoli është vendosur në shtëpinë e Skënder Likës e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe te banesat përreth.

Skënder Lika është babai autorit te vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit, Lleji Lika.

Po ashtu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).


Video