“Ka pasur dijeni për kontrollin”, Kreshnik Spahiu: Hetimet ndaj Ahmetajt janë të vonuara

9 Mars 2023, 22:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj

Politologu Kreshnik Spahiu zbuloi disa detaje të reja nga kontrolli që iu bë banesave të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt dhe partneres aktuale.

Ai deklaroi në “Top Story” se ky kontroll nuk është i befasishëm, pasi vendimi është dhënë më parë nga gjykata. Sipas Spahiut, hetimet ndaj Ahmetajt janë të vonuara dhe se ai ka pasur dijeni për kontrollet.

“Hedhin dritë atë çka vetë Ahmetaj dhe Rama kanë pasur dijeni për këto që kanë ndodhur sot. Nuk kem të bëjmë më një kontroll në flagrancë, i cili është vendosur sot. Ka një vendim gjykate. Byroja e Hetimit i ka adresuar një kërkesë gjykatës e cila është nxjerrë pardje tek të dyja banesat, ish-bashkëshortja dhe partnerja aktuale”, tha Spahiu.

Ai tha se ky kontroll nuk është bërë për të verifikuar pasurinë e ish-ministrit, por për të gjetur dokumenta të mjaftueshme për zbardhjen e çështjes së inceneratorëve, për të cilën akuzohet.

“Nuk kemi të bëjmë me një deklarim pasuri pasi bëhet kollaj, por me një kontroll të brendshëm të banesës ku dyshohet se ka prova të mjaftueshme për zbardhjen e inceneratorëve, gjykata ka arsyetuar se janë shkaqe të arsyetueshme për të ushtuar kontrolle në këto banesa. Ankim ndaj kontrollit të banesës nuk është bërë. Nëse ka pasur një denoncim që ka të ardhura nga inceneratorët janë marrë në pyetje persona të tretë. Duke nisur që nga hidraulikët, elektricistët dhe çdo person i tretë që ka marrë pjesë në ndërtimin e kësaj vile. I ka dhënë ligjshmëri për të ushtruar këtë kontroll, i cili është mjet i kërkimit të provës. Ahmetaj ka pasur dijeni për këtë vendim”, u shpreh Spahiu.

 

 

Video