"I veshur me të zeza e kapuç në kokë", momenti kur i vihet flaka makinës së efektivit në Shkodër (Video)

14 May 2022, 09:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"I veshur me të zeza e kapuç në kokë", momenti
VoxNews ka siguruar videon nga momenti kur autori i vë flakën mjetit

Makina e një efektivi policie është djegur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.

Sipas policisë, mjeti tip “Mitsubishi” ishte i parkuar pranë banesës së tij. Automjeti është në pronësi 54-vjeçarit Sokol Kroni.

VoxNews ka siguruar videon nga momenti kur autori i vë flakën mjetit. Ai është i veshur me të zeza dhe në kokë mban një kapuç. Pasi i vë flakën është larguar me vrap.

 


Video