
Një ditë pas atentatit të frikshëm në zonën e Don Boskos detaje të reja janë zbuluar nga hetimet.
Vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 15 gëzhoja kallashnikovi, teksa në vendin e ngjarjes hetuesit janë rikthyer sërish për të kryer matje të tjera në funksion të hetimeve.
Hetimet janë përqendruar tek konfliktet e Fatjon Muratit, i cili deri para dy ditësh rezulton të ketë qenë në Tiranë, por ilegalisht dyshohet se ka kaluar kufirin për në Prishtinë.
Hetuesit dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Turqisë, detaje të cilat po verifikohen.
Kujtojmë se të plagosur mbetën; Shehat Murati, Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku, Genc Shohalli dhe mbesa e viktimës vetëm 10 vjeç e cila u prek nga disa cifla xhami.
Lokali në të cilin u qëllua me armë mbrëmjen e djeshme në një atentat ishte në pronësi të Fatjon Muratit. Sidoqoftë kjo bar-kafe së bashku me pasuritë e tjera të 32-vjeçarit janë nën sekuestro pas arrestimit të tij në tetor të vitit të kaluar.
Ai u kap me një bazë armatimesh, çka u dha sinjale policisë se Murati ishte i përfshirë në masakrën me 3 të vrarë në Fushë-Krujë ku mes viktimave humbi jetën edhe kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.
Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit.
Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.