
Gazetari Armand Bajrami, duke folur në emisionin “Open” për atentatin që shkaktoi 3 viktima në Memaliaj, mesnatën e së shtunës, tha se kamerat e sigurisë kanë fiksuar automjetin, tim BMW X5, e zezë.
Bajrami tha se dyshohet se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ngjarje, e cila nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta, nga momenti kur autorët shkojnë në vendin e ngjarjes, dhe deri në largimin e autorëve me automjetin, që u gjet më pas i djegur në zonën e Mallakastrës.
“Ky automjet është djegur totalisht, nuk ka gjurmë, madje edhe armët e zjarrit që janë përdorur janë shkrumbuar totalisht.
Janë rreth 20 persona të shoqëruar lidhur me ngjarjen, por nuk kemi ende persona të arrestuar përsa i takon vrasjes”, tha Bajrami.
Ai tha se objektiv i atentatit ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Edmond Papa. Saga e vrasjeve nisi me ekzekutimin e Alkesandër Sadikajt, me një atentat me eksploziv.
Gazetari Bajramaj duke folur lidhur me ngjarjen e ndodhur në mesnatën e së shtunës, tha se nga hetimi paraprak, rezulton se Shyqyri Kalemi, i cili ishte nën shoqërinë e Artur Kalemit, në një lokal, nga një automjet është hapur zjarr me breshëri automatike.
Bajramaj tha se kemi të bëjmë me një zjarr të pakontrolluar, ndërsa autorët kishin si objektiv eliminimin e Shyqyri Kalemit.
“Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vdekur edhe një klient dhe kamarieri i lokalit”, tha gazetari. Sipas tij, vendi ku ka ndodhur ngjarja është 500-600 metra nga rruga kryesore, çka ka ndihmuar autorët që të largohen pa rënë në sy dhe pa u përballur me ndonjë patrullë policore.
Ai tha se objektivi nga qenë Shyqyri Kalemi, kjo referuar dy djemve të tij. “Familja Kalemi ka qenë me një lloj influence në Memaliaj. Djemtë e tij, Andrea dhe Zamir Kalemi, kanë pasur probleme me ligjin”, tha Bajramaj.
Ndërsa ish-prokurori Bledar Bejko tha se ndoshta autorët mund të jenë vrasës me pagesë, por ndoshta nuk janë profesionistë aq sa duhet.
“Atentati në Memaliaj është rast ekstrem. Autorët duket se kanë humbur durimin, vrasësit profesionistë eliminojnë vetëm objektivin, ndërsa në rastin konkret, kanë menduar të arrijnë qëllimin, pa pyetur për dëme të tjera. Mendoj se ata nuk i janë drejtuar objektivave direkt, por janë drejtuar te familjarët, në rastin konkret babai dhe xhaxhai”, tha Bejko.