Pamjet pas sulmit në Top Channel/ 25 të shtëna nga autorët, shenjat e plumbave në...

27 March 2023, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet pas sulmit në Top Channel/ 25 të shtëna nga autorët,
Pamje nga sulmi ne Top Channel

Këto janë foto pranë godinës së Top Channel që u godit me armë dhe për pasojë ndërroi jetë roja i sigurisë Pal Koka, 60 vjeç.

Sic duken shenjat e plumbave në kangjella dhe xhamat e godinës. Drejt godinës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vendngjarje mbetën 25 gëzhoja.

Top Channel është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar.

Roja i sigurisë, Pal Kola humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.

Në autostradën e Kavajës, tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve. Sipas informacioneve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura.

Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën  për zbardhjen e rrethanave.



Video