A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Rrushkulli, një shkurrë rizomatike që rritet në zonën e Divjakës që ka nisur të mblidhet masivisht. Siç bëhet me dije nga kronika e "TvKlan", rrushkulli përdoret si një bimë medicinale.
Në grumbullimin e rrënjëve të rrushkullit, janë përfshirë shumë banorë nga Grabjani, e përllogaritet që një familje prej 4 anëtarësh arrin të marrë deri në 200 mijë lekë të vjetra në ditë nga mbledhja e bimës mediciale.
Rrënjët e thara dërgohen për eksport në Gjermani dhe Amerikë. Duke qenë se kjo shkurre ka nisur të kërkohet masivisht për eksport dhe të shkulet me rrënje ekziston rreziku i zhdukjes së saj.