Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i regjistruar pasditen e kësaj të diele tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, pranë Pallatit të Brigadave, ku autobusi i linjës së Krrabës u përmbys në mes të rrugës.
Burime nga vendi i ngjarjes, të cilat kanë marrë në pyetje shoferin dhe fatorinon e autobusit në fjalë, rezulton se shoferi ka qenë me agjërim dhe nuk është ndjerë mirë. Për pasojë kjo i ka shkaktuar alivani dhe ka humbur kontrollin e mjetit.
Po ashtu, nga verifikimi që i është kryer dokumentacionit teknik të autobusit, ka rezultuar se çdo gjë ka qenë në përputhje me rregullat, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Shoferi i mjetit i është nënshtruar edhe testit të alkolit, çka ka rezultuar pa prani alkooli.
Nga të dhënat e siguruara në terren, automjeti ka qenë duke udhëtuar brenda normave të lejuara të shpetjësisë.
Autobusi u përmbys në mes të rrugës dhe ka marrë përpara dhe dy makina të tjera, të cilat ishin të parkuara. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur lehtë 3 pasagjerë, të cilët pasi kanë kryer kontrollet e detyeshme në spital, janë lënë të lirë për në banesat e tyre, pasi nuk kanë pasur nevojë për trajtime të specializuara.