Vritet me kallashnikov roja brenda godinës së Top Channel (Emri)

27 Mars 2023, 02:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Top Channel e për pasojë ka mbetur i vrarë roja i objektit, Pal Kola, 60 vjeç.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Policia bën me dije se persona të paindetifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të televizionit kombëtar.

Plumbat kanë kapur punonjësin që ndodhej në hyrhe të ambienteve të Top Channel. 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Video