'Ça ishte kjo?', Qetsori dhe Kristi dëgjojnë të shtënat drejt Top Channel (Video)

27 Mars 2023, 02:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ne foto: Nita, Qetsori dhe Kristi

Detaj të reja kanë dal nga vrasja e ndodhur në Top Channel ku është ekzekutuar me kallashnikov roja e televizionit.

Plumbat kanë plagosur me armë zjarri, rojën e sigurisë të “Oktapus” Security, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, por akoma nuk dihen gjeneralitetet.

Momenti i krismave është regjistruar edhe nga kamerat e BigBrother, ndërsa banorët janë shprehur se ato ndiheshin sikur kishin ndodhur aty.

Sic duket në pamjet e mëposhtme krismat zhurma e goditjes së kallashnikov është ndier nga Nita, Qetsori dhe Kristi.

Dialogu:

Kristi: Ca ishte kjo?

Qetsori: Si kallashnikov ai mu duk kështu.

Kristi: Mu duk sikur ishte brenda.

Njoftimi:

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Video