Atentati me 4 të PL*GOSUR në Tiranë, ekzekutorët harruan sende personale në vendin ku u fshehën!

24 Prill 2025, 12:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hetuesit kanë shpresa se mund të zbardhin atentatin në Lundër ku nga breshëria e plumbave të kallashnikovit u plagosën 2 djemtë e pronarit të kompanisë "Pelikani Security", përkatësisht 11 dhe 17 vjeç, shoferi i familjes dhe një shok i djemve.

Janë zbuluar kampionë të ADN-së të autorëve të dyshuar të krimit që tronditi vendin.

Vna shkruan se në vendin ku ishin fshehur autorët, në pritje të automjetit mbi të cilin do të qëllonin, me gjasë nga nxitimi kanë harruar disa sende, të cilat nuk bëhen me dije se çfarë janë.

Në këto sende janë zbuluar gjurmë të tyre dhe material gjenetik për të ndërtuar profilin e ADN-së.

Profilet pritet të krahasohen me ato të personave të skeduar e më pas me të dyshuar konkret lidhur me ngjarjen.

Atentati në Lundër ndodhi mbrëmjen e së enjtes. Djemtë pasi kishin festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit po ktheheshin nga Shijaku për në Tiranë, ku në kryqëzimin përballë Agro Park ranë në pritë.

Për pasojë të 4 personat që udhëtonin në automjetin luksoz G Class mbetën të plagosur.

11-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital, policia ka dyshime se atentatorët kanë ngatërruar shënjestër.


Video