A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, është sekuestruar pasuria me vlerë 500 mijë euro e një shqiptari të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për kultivim droge.
“Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Bujar Lleshi (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë”, thotë Policia.
Bëhet fjalë për një objekt banimi, dy automjete dhe një aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.
Hetuesit vijojnë punën për gjetjen e pasurive të tjera që kanë si burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.