I dehur dhe pa rripin e sigurisë, arrestohet shoferi në Tiranë. Tentoi të korruptojë policët me 200 euro

20 August 2023, 10:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dehur dhe pa rripin e sigurisë, arrestohet shoferi në Tiranë.
I dehur dhe pa rripin e sigurisë, arrestohet shoferi në Tiranë

Një shofer është arrestuar në Tiranë nga Policia Rrugore pasi tentoi të korruptonte efektivët me 200 Euro për të shmangur gjobën.

27-vjeçari me iniciale M.M. u ndalua në Rrugën e Dajtit pasi nuk kishte vendosur rrip sigurimi dhe pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Për të shmangur gjobën, shoferi tentoi të korruptonte policët, por u arrestua. Ai akuzohet për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas Policisë Rrugore, ka shkuar në 71 numri i shoferëve të arrestuar që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.  

 


Video