Hyri për t’u larë dhe nuk doli më, humb tragjikisht jetën 36-vjeçari shqiptar

5 October 2022, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hyri për t’u larë dhe nuk doli më, humb tragjikisht
Ergys Hida

Ergys Hida, vetëm 36 vjeç humbi tragjikisht jetën në Pordenone të Italisë. I riu shqiptar u gjet i pajetë në lumë dhe paraprakisht dyshohet se ai u ndje keq në momentin që hyri në ujë për t’u larë e për pasojë ndërroi jetë.  

Hida, sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, kishte një dyqan tatuazhesh dhe piercing në rrugën Tessitura.


Për shkaqe të paqarta, i riu mësohet se ishte larguar nga banesa e tij dhe po flinte në makinë. Në fakt prindërit, mbrëmjen e së hënës kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij.

Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së martës, i mbytur në rrjedhën e lumit Noncello. Autoritetet paraprakisht dyshojnë se vdekja e 36-vjeçarit ka qenë për shkaqe natyrale


Video