Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një automjet i parkuar në fshatin Luzat të Tepelenës është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e së martës.
Makina është në pronësi të M.Gj. dhe në momentin që mori flakë ishte e parkuar përpara shtëpisë së pronarit.
Automjeti tip Volkswagen Passat u dogj pjesërisht, thotë policia. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.