Kjo është banesa që u tentua të grabitej me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Brenda saj kanë qenë dy të moshuar.
Grabitësit sapo kanë hyrë në banesë janë prezantuar si policia dhe u kanë thënë të moshuarve “ulu policia” dhe më pas kanë filluar grabitjen.
Fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe kane lajmëruar policinë.
Efektivët që shkuan menjëherë në vendngjarje, u përballën me grabitësit e armatosur, të cilët kanë qenë 3 persona.
Autorët shkëmbyen zjarr me policinë gjatë largimit..
Ndërkohë, uniformat blu u vunë në ndjekje të një makine Audi ngjyrë e bardhë me targa AA 943 SG që është larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Mësohet se targat janë denoncuar si të vjedhura dhe i përkasin një automjeti tjetër tip Benz.
Ekspertët shpresojnë që të gjejnë gjurmë të autorëve në vendngjarje, ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës për të ndihmuar hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve.