Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Një tentativë grabitjeje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Prush të Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë disa persona të armatosur që kanë tentuar të grabisin një banesë.
Banotët kanë njoftuar policinë sapo kanë vënë re grabitësit, por këta të fundit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu, teksa janë larguar.
Mësohet se edhe efektivët e policisë u janë përgjigjur duke qëlluar me armë.
Aktualisht, nga shkëmbimi i zjarrit nuk raportohet për persona të plagosur.